Ky është postimi që i kushtoi me suspendim zyrtarit policor

-

E bëri një postim në Facebook ku shprehu pakënaqësinë për mospagesën e shujtave të policëve dhe kritikoi deputetët për shpenzimet për karburante. Por ky postim i kushtoi me suspendim një zyrtari policor.

Amir Hoxha shkroi në Facebook se paratë për shujta të policëve që punojnë jashtë orarit nuk po merren për shkak të mungesës së buxhetit por “s’paskan faj se rezervarët e deputetëve qenkan më primare”.

Hoxha tha se policët mund të lihen pa bukë në kryerje të detyrës por deputeti nuk bën të lihet pa karburant kursesi.

“Paratë e shujtave për Policinë, si dhe shtesat për punë jashtë orarit nuk jemi duke i marië përkundër se na takojnë me Ligj, me arsyetim të mungesës së buxhetit, por besa s’paskan pas faj se rezervarët e karburantit të deputetëve që në emër të modestisë dhe gënjeshtrave publike gjatë fushatave politike fituan ulëse dhe privilegje, qenkan më primare. Një polic mund të lihet pa bukë në kryerje të detyrës ama deputeti pa karburante kursesi jo . Turp ju qoftë, prapë dora jonë do ju ndëshkoj o të shkretë“, ka shkruar ai.

Mirëpo Hoxha njoftoi vetë edhe për suspendimin e tij duke thënë se qëndron prapa fjalës së tij.

“Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë”, ka shkruar ai.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE