Ky është qyteti më i mirë në botë për cilësinë e jetesës

-

Kopenhagen kryeson listën e qyteteve më të mira në botë për cilësinë e jetës. Kjo është hera e katërt që kryeqyteti i Danimarkës përzgjidhet si i tillë prej disa vitesh.

Zyrihu, Helsinki, Stockholm dhe Tokio renditen gjithashtu në top 5-shen më të mirë të revistës “Monocle”. Kryeredaktori i Monocle, Andreë Tuck është shprehur se Kopenhageni është një nga ato qytete ku ka një ambicie të vërtetë për të ofruar një cilësi më të mirë të jetës për të gjithë.

Revista prestigjioze që merret me klasifikimin e qyteteve për cilësinë e jetesës rifilloi renditjen e saj pas një ndërprerjeje prej një viti kur nisi pandemia COVID-19.

Raporti i këtij viti u përpoq të vlerësonte se cilat qytete kanë përdorur skema për të mbrojtur ekonomitë e tyre nga pandemia, kanë vendosur në dispozicion shumë atraksione kulturore, kanë hartuar projekte për infrastrukturën si dhe kanë ndërtuar më shumë parqe për të promovuar një mjedis më miqësor.

Revista “Monocle” gjithashtu vë theksin më të madh në lidershipin civil, politikat e mira të strehimit dhe programet për të mbështetur sipërmarrësit.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit