Ky është shqiptari tjetër që akuzohet për vrasjen e grekut në Selanik

-

Vrasja e 19- vjeçarit Alkis nga një grup huliganësh, në të cilin merrnin pjesë persona me origjinë shqiptare, vijon të sfidojë policinë greke për arrestimin e tyre.

Deri më tani në pranga ka përfunduar një shqiptar, ndërkohë raportohet se një tjetër që mori pjesë në vrasje ka mundur të kalojë kufirin dhe ka hyrë në Shqipëri. Bëhet fjalë për Roxhers Demirazi, 20 vjeçari që policia greke ka shpallur në kërkim, si pjesë e grupit të huliganëve që dhunuan deri në vdekje 18 vjeçarin Alqi Kombani në Selanik.

Në raportin përkatës thuhet se 20-vjeçari është identifikuar nga policia greke nga gjurmët e gishtërinjve dhe materiali gjenetik, të cilat janë gjetur në shtyllat që ndodheshin në vendin e vrasjes, ndërsa në kërkim janë shpallur një tjetër 20-vjeçar shqiptar dhe gjashtë grekë .

Policia thotë se Demirazi u nis për në Shqipëri më 2 shkurt , më pak se 24 orë pas vrasjes së Alkisit. Ai ka kaluar normalisht kufirin në Krystallopigi dhe nuk është përballur me problem me pasaportën, pasi deri në mëngjesin e së shtunës nuk është konsideruar në kërkim.

Vetëm të hënën në mëngjes fotografia e të riut shqiptar të arratisur, mbërriti në autoritet tona bashkë me të dhënat biometrike.

Autoritetet greke thonë se 20-vjeçari mori pjesë në një incident të ngjashëm në vitin 2019.

Të dielën në mëngjes, avokati i familjes së të riut fatkeq, Alexis Kougias , ka folur në emisionin “MEGA” në Greqi dhe ka deklaruar se është “në errësirë”, pasi do të mësojë se çfarë është bërë deri më tani për të hetuar.

“Dëgjoj zëra se janë identifikuar edhe 6-7 persona të tjerë. Herë dëgjoj se në sulm janë përfshirë 2 makina, herë të tjera 3. Dje më kanë thënë 4. Më jep përshtypjen e keqe që autorët e tjerë nuk janë arrestuar. Dëgjova që një u arratis në Shqipëri. Ajo që kam dëgjuar se do të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar është një fletë e bardhë, sepse Shqipëria nuk lëshon të dyshuar në Greqi. “Ai nuk do të vijë kurrë në Greqi të gjykohet, Shqipëria nuk i ekstradon”, vuri në dukje z. Kougias.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit