Ky “truk” ndihmon vajzat të kuptojnë nëse partneri po i tradhton

-

Një grua ka shpërndarë në TikTok një video, me të cilën pretendon se ndihmon vajzat të kuptojnë nëse partneri po i tradhton me një femër tjetër.

Aurie Louisse postoi videon në rrjetin social – duke zbuluar “trukun” që ajo e demonstron pranë ulëses së pasagjerit.

Ajo hap kapakun e pasqyrës dhe para se ta mbyll e lë në gjysmë – e nëse kur ajo e kontrollon sërish është mbyllur, kjo sipas saj nënkupton se tjetra ka qenë në veturë dhe ka hapur pasqyrën e më pas mbyllur pasi e ka kontrolluar grimin.

Por mjaftuan pak minuta të kalojnë që postimi i saj të bëhet viral, e edhe të “vërshohet” nga komente të ndryshme.

Disa pretendonin se një gjë e tillë nuk funksionon pasi në veturë mund të futet edhe nëna apo motra e partnerit të saj, që mund ta përdorin pasqyrën.

Të tjerët besojnë se pasqyrë do të “rregullohet” vetvetiu, nëse mjeti bie në ndonjë gropë dhe nga përplasja të mbyllet plotësisht kapaku i pasqyrës.

VIDEO KETU 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit