Lajmi i fundit: Arrihet koalicioni i Ri në mes dy partive politike në Kosovë

Është arritur koalicioni mes Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re. Në ora 11 pritet të nënshkruhet kjo marrëveshje, e cila i jep fund spekulimeve për partinë e z. Pacolli. Një gjë e tillë gjithashtu e konsideron të mbyllur edhe punën e Nismës për Kosovën, duke mos lënë shumë hapësirë për koalicion të këtij subjekti me ndonjë parti tjetër. Limaj tash po e krijon një bosht rreth vetes.

Këto dy parti kishin bashkëpunim edhe gjatë legjislativit të fundit pasi që ishin partnerë në qeverinë e drejtuar nga AAK-ja.

Ky është koalicioni i dytë zyrtar mes partive para zgjedhjeve që pritet të mbahen tani që Kuvendi zyrtarisht është shpërndarë. Koalicioni i parë ishte lidhur mes AAK-së dhe PSD-së. GE