LAJMI I FUNDIT: Biden po bën gati trupat për t’i nisur për Evropë

-

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden po e konsideron shtimin e trupave amerikanë në shtetet e Evropës lindore.

Këtë, Biden planifikojë ta bëjë pasi Rusia iu afrua shteteve të Aleancës Veriatlantike (NATO), me invazionin ndaj Ukrainës, ka thënë një zyrtar amerikan, të cilin e citon CNN.

NATO e ka autorizuar Komandantit Suprem të Aleancës, gjeneralin amerikan Tod Wolters, që të vë aktivizojë mbrojtën e NATO-s. Këtu i bie që aktivizohet Forcat për Kundërpërgjigje e NATO-s.

“Sot ne kemi aktivizuar pozicionin mbrojtës të NATO-s, që i jep komandantëve tanë ushtarakë lejen që të lëvizin forcat, kur të është nevoja. Dhe, natyrisht, kjo mund të përfshijë edhe elemente të forcave të NATO-së për kundërpërgjigje”, ka thënë të enjten sekretari gjeneral i NATO-së, Jens Stoltenberg.

Ai ka shtuar se NATO-ja është gati, por jo për t’u konfliktuar. Thjesht, rri në gjendje gatishmërie për t’u mbrojtur.

Rusia ka nisur sulmet ajrore ndaj Ukrainës në orët e para të 24 shkurtit.

Dy ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin, kishte dhënë urdhër të dërgimit të forcave ruse në territorin e Ukrainës, pasi i kishte vetëshpallur dy prej rajoneve në lindje të Ukrainës, si entitete të pavarura.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë thirrjet popullit të tij që ta mbrojnë vendin, ndërsa Perëndimit i ka kërkuar që t’i dalë në ndihmë.

Në kryeqytetin ukrainas, në Kiev, janë bllokuar rrugët prej kolonave. Qytetarët kanë nisur të ikin drejt perëndimit.

Live:

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit