Latifi kritikon deputetët: Llaskuca e presnjakë, këqyrin gjithkund me përfitu

-

Profesori universitar Blerim Latifi ka kritikuar rëndë deputetët të cilët kanë shpenzuar për karburante duke thënë se ata nuk shikojnë për të mirën e vendit, por vetëm shikojnë interesin personal.

Latifi thotë se edhe prokuroria duhet të merret me këto skandale, pasi që qytetarët duhet të dinë emrat e përfaqësuesve që kanë gënjyer për vendbanimin e tyre.

“Problemi për mua është se, do të thotë ky fenomen na tregon se në këtë vend partitë politike mund të dallojnë për çështje të ndryshe por kur është puna me mundësi të ndryshme, kur i lejojnë rregulloret atëherë të gjithë janë të njëjtë e konsensual. Pasi këtu shihet se të gjithë janë njëjtë. Edhe këta të VV-së edhe këta tjerët. E dimë që ka një bazë ligjore, por krimi i vërtetë qëndron në faktin se një numër i madh i këtyre deputetëve kanë shkruar se jetojnë në vendin ku kanë lindur apo fshatin ku kanë lindur. Pse e bëjnë këtë. Që të zhvatin buxhetin. Me cfarë deputetë kemi të bëjmë. Me deputetë që nuk as nivelin elementar të dinjitetit. Që janë në gjendje të lëshohen në këso veprimesh të ulëta për një përfitim minimal që të mashtrojnë e të shkelin ligjin e të mashtrojnë publikun. Tragjedia është se një numër i madh është i tillë. Edhe në rastin kur ata janë milionerë e në fund luftojnë e mashtrojnë e shkelin ligjin për të përfituar një gjë të caktuar”, tha Latifi në emisionin Pressing në T7.

Latifi i portretizon si “meskinë” dhe “presnjakë” deputetët në fjale.

“Janë njerëz meskinë, pa dinjitet dhe llaskuca. Unë kam përdorur edhe një fjalë të vjetër, “presnjakë”. Konsideroj se këtu ka bazë që prokuroria të ndërrmerë një hetim sistematik dhe së paku të shihen se kush janë mashtruesit që jetojnë në Prishtinë dhe shkruajnë se jetojnë në qytete tjera. Mendoni se me këta njerëz mbahet shteti. Jeni gabim. Këta këtu janë vetëm për xhepin e vet”, shtoi ai

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit