LDK deklarohet për takimin me ambasadorin Kosnett, tregojnë çka u bisedua

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në takimin e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett me dy nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht shprehë mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese. Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Kosnett inkurajoj LDK-në të vazhdoj qasjen konstruktive në proceset e Kosovës”, bën të ditur LDK-ja.​Ambasadori Kosnett në LDK-Ambasadori i ShBA, Philip Kosnett tash ka nis një takim me drejtues të LDK-së.Ndërkohë, po në LDK, prite të nis takimi në mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të diskutohet për koordinim rreth zhvillimit ekonomik në qeverisjen e ardhshme.