Loredana Zefi tregon se si është raporti i saj me Mozzik pas ndarjes

0
77

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi, gjatë vitit që lamë pas ka qenë një nga emrat më të lakuar në faqet rozë.E gjithë kjo pas akuzës që iu bë nga çifti zviceran, ndarjen nga reperi Mozzik e po ashtu edhe për projektet muzikore.

Ajo gjatë natës së sotme (e hënë), është e ftuara speciale në N’drrimin e Natës, ndërsa flet për jetën profesionale e po ashtu edhe për atë personale.E njëjta po ashtu tregon se si është raporti i saj sot me Mozzik, pasi të njëjtit njoftuan ndarjen e tyre në muajin tetor.

“Mirë jemi, nuk ki qare pa fol se e kemi një vajzë së bashku. Edhe nëse nuk kish ekzistu vajza ne prapë kishim folur, ai më respekton unë e respektoj por njëherë vajzën e kam para meje nuk kam kohë shumë të mendoj për gjëra të tjera”, ka thënë ndër të tjerash biondja.E pyetur se si e kaloi vitin 2019, megjithëse pati një sërë ngjarjesh të dhimbshme përfshirë edhe sëmundjen e nënës së saj dhe vdekjen e babait, Zefi thotë se ka arritur të kalojë çdo gjë falë Zotit.

“Ky vit është i vetmi që më ka ec shpejt, nëna e sëmurë, babi ka vdekur, ndarja me Mozzik, e lajmet e tjera. Unë besoj në zot, gjithçka ka qenë prej Zotit, i kam kaluar gjërat shumë më mirë saqë e kam menduar”, vazhdon më tej Lori. Ish-çifti tashmë kanë një vajzë së bashku të quajtur, Hana, e cila erdhi në jetë në dhjetorin e vitit 2018.