Luiz Ejlli vjen me këngën e re “Përjetësisht”
Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli, ka publikuar ditën e sotme (e shtunë) projektin e ri muzikor. “Përjetësisht” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka shoqëruar me një video në YouTube.
Teksti dhe melodia është bërë nga Bardhyl Idrizi – Bardhi, kurse për producimin u kujdes Çelik Lipa.
Kënga vlen të ceket se është bërë në studion e SBS Entertainment.
Artisti shqiptar ka mahnitur edhe këtë herë me interpretimin duke qenë se shquhet për vokalin e veçantë.
Fituesi i Big Brother VIP Albania 2 po shijon mjaft shumë famën pas daljes nga shtëpia.
Kjo vjen pak javë pas bashkëpunimit me Donald Veshajn në këngën e quajtur “2 shotsa”.