Lutfi Haziri: Vjosa Osmani nuk mund të bëjë asgjë pa na pyetur

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëheri Kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë tubimit të LDK-së në komunën e Gjilanit me 23 shtator 2019 ka mbajtur fjalim, ku ështe shprehur për kandidatën për Kryeministre nga rradhët e LDK-së, Vjosa Osmani. Haziri ka thënë që Vjosa Osmani si Kryeministre e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e aftë të marrë vendime pa miratimin e zyrtarëve të lartë të LDK-së.

Sic kemi parë muajve të fundit LDK ka pasur përplasje të vazhdueshme në mes të zyrtarëve të tyre dhe sic ka raportuar Lajme24 edhe më heret, Vjosa Osmani ishte menduar si kandidate për Kryeministre vetëm për të i kontribu qetësisë në subjekt.
Lajme24 ka arritur të sigurojë ekskluzivisht disa informacione rreth kësaj marrëveshje lidhur me Vjosa Osmanin. Lajme24 raporton që Vjosa Osmani sipas marrëveshjes është e obliguar të kerkojë miratim nga zyrtarë të caktuar të LDK-së për cdo vendim që ajo si Kryeministre, në rast që ajo bëhet, do të i marrë. Në rrethin e këtyre zyrtarëve hyjnë edhe Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri.

Sipas kësaj marrëveshje Vjosa Osmani figuron vetëm si figurë qe e mbanë pozitën e Kryeministrit të vendit dhe që udhëhiqet nga posaqërisht Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe pjesërisht nga Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Sic i raportohet Lajme24, Vjosa Osmani e ka nënshkruar këtë marrëveshje vetëm disa orë para se të bëhet bartëse e listës së LDK-së për zgjedhjet qendrore të vitit 2019 që do të mbahen me 6 tetor.