Masat e reja të qeverisë: Ky është vendimi për aktivitetet sportive

Qeveria e Kosovës është mbledhur në ora 15:00 për të marrë vendim lidhur me vendosjen e masave të reja për shkak të pandemisë COVID-19.

Në bazë të masave të reja të cilat do të merren nga ekzekutivi, aktivitetet sportive do të lejohen, por pa prezencën e publikut dhe duke respektuar protokollin.

“Lejohen aktivitetet sportive vetëm për qëllime profesionale në hapësira të mbyllura dhe të hapura pa prezencë të publikut, dhe të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive”, thuhet në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Këto masa hyjnë në fuqi nga data 7 prill deri me 18 prill 2021.