“Mashtrimi i dyfishtë”, reagon Kelmendi: Kjo deputete duhet të japë menjëherë dorëheqje

-

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas pas publikimit të disa të dhënave ku shihen shpenzimet për karburante të disa ligjvënësve për seanca dhe komisione, në periudhën nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e deputetes së Vetëvendosjes, Yllëza Hoti, e cila ka shpenzuar 810 euro për dy muaj karburante.

Kelmendi ka shkruar se rasti i Yllëzës është i turpshëm, pasi ajo u zbulua që është kompensuar për kompensim për udhëtim nga Prizreni, teksa fsheh Prishtinën si vendbanim të saj në Facebook.

“Dorëheqje, kthim i parave dhe kërkimfalje! E tash rasti më i turpshëm prej krejt deputetëve që kanë shpenzuar për karburante kinse për udhëtim është ai i një deputeteje e cila pasi që u zbulua se ka marrë 810 euro para “për udhëtim nga Prizreni”, reagon duke e fshehur Prishtinën si vendbanim nga profili i saj në rrjetin social në Facebook. Pra, ajo tregon se do të vazhdojë të mashtrojë”, shkruan ai.

Kelmendi ka numëruar mashtrimet e deputetes, teksa e ka konsideruar atë “mashtruese recediviste”. burimi 02press

“Mashtrimi i parë është se duke qenë me vendbanim në Prishtinë merr kompensim për udhëtim. Mashtrimi i dytë – se e heq nga Facebooku vendbanimin në Prishtinë dhe lë vetëm si vendlindje Prizrenin, pasi që është zbuluar dallaverja. Mashtruese recediviste”, shtoi Kelmendi.

Gazetari ka kërkuar dorëheqjen dhe kërkim faljen nga deputetja.

“Kjo duhet të japë dorëheqje qysh sonte nga posti i deputetes, të kërkojë falje dhe t’ia kthejë buxhetit të shtetit paratë! Si dhe partia të distancohet nga ajo. Çdo veprim tjetër është në shumë aspekte shumë problematik, thënë së buti!”, shtoi ai.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE