MBI 105 MIJË KOSOVARË APLIKUAN PËR VIZA PUNE NË GJERMANI VEÇ PËR DY MUAJ

-

105.601 qytetarë të Kosovës vetëm në dhjetor 2021 e janar 2022 kanë aplikuar për vizë punë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Ndërkaq edhe një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar në ambasada të tjera. Sipas tyre, janë në kërkim të një jete më të mirë e pagë më të dinjitetshme.

 

Qytetarët thonë se kanë më shumë se dy vjet që presin për një vizë pune.

“Qe dy vjet djali im është duke aplikuar në Ambasadën gjermane.Nga kjo lotari s’ka shancë me marrë vizën. Është duke e pritur puna atje”, thotë për RTK’në,  Petrit Berisha.

Edhe te qendra e aplikimit për viza zvicerane situata është e njëjtë.

“Unë terminin e kam bërë në muajin nëntor të vitit 2021 e tash e kam teminin me i dorëzuar dokumentet për me prit vizën”, tregon një qytetar tjetër.

Ndërkohë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë se për shkak të kërkesës së madhe për terminë për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këta terminë ndahen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.

Vetëm në dhjetor të vitit 2021 kanë aplikuar 56 mijë e 639 kosovarë e në janar të vitit 2022 48 mijë e 962 aplikime.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit