Mbi 17 miliardë euro në ditë po i humb Rusia, edhe sa mund të vazhdojë?

-

Plani i Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës duket se po del të jetë i pa planifikuar mirë, e për shkak të besimit të tepërt të Kremlinit, Rusia sot po humb mbi 17 miliardë euro në ditë për shkak të agresionit të saj.

Intelegjenca ukrainase ka pohuar se Rusisë po i mbarojnë shpejt paratë, armët dhe burimet, shkruan Daily Mail, transmeton Sinjali.

Ata gjithashtu kanë paraparë që nëse Kievi mund të ndalojë avancimin rus në kryeqytet për 10 ditë, Kremlini do të detyrohet të hyjë në negociata.

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete MI6 të Britanisë, ka thënë që beson se lufta e Rusisë në Ukrainë do të rezultojë “e pafitueshme” sepse presidenti Vladimir Putin nuk do të arrijë kurrë fitore politike mbi popullin ukrainas.

Richard Moore, shefi i MI6, shkroi një raport që parasheh se forcat e Putinit do të dështojnë përfundimisht në Ukrainë, sepse ai nënvlerësoi forcën ushtarake dhe vendosmërinë e ashpër të fqinjit të tij.

Kujtojmë që arsyet e humbjeve të mëdha financiare për Rusinë janë padyshim edhe sanksionet që i kanë vënë atyre pjesa dërrmuese e vendeve demokratike.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE