Mblidhet Qeveria. Ndanë mjete për pagesë per keto kategori te punëtorëve

-

Mbledhja e 99-të

Me dy vendime lehtësuam angazhimin në institucionet tona të profesionistëve e bashkatdhetarëve tanë, për të sjellë kontributin e tyre profesional e akademik në Republikën tonë të përbashkët.Miratuam Strategjinë e Arsimit 2022-2026 për nevojat zhvillimore të sektorit të arsimit për periudhën vijuese pesëvjeçare.

Ndamë mjete për pagesë për orët shtesë të grumbulluara mbi normë për Policinë e Kosovës.

Gjithashtu, ndamë mjete edhe për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sipas kërkesave të tyre.Për zhvillimin dhe masivizimin e sportit të xhudos në Republikën e Kosovës, miratuam programin “Kosova, Shtet i Xhudos”.Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë është ndër projektet më të rëndësishme nacionale.

Në mbledhjen e sotme vendosëm datën e fillimit dhe përfundimit të regjistrimit: 1 shtator – 16 tetor 2023. burimi nga kontabilisti

I propozuam Kuvendit të Republikës së Kosovës anëtarët e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.Të gjithë shtetasit e Federatës Ruse, bartës të pasaportave të rregullta, zyrtare e diplomatike, si dhe ata që kanë leje qëndrim biometrik valid, të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen, do të obligohen të pajisen me vizë të Republikës së Kosovës, për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës.Themeluam Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve të Shkaktuara në të mirat materiale nga ndikimi i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.Emëruam Komisionin e Pranimit për institucionet e administratës shtetërore për Grupin specialist të shkencave shoqëroreMiratuam pesë projektligje, dy rregullore, si dhe tri nisma për negocimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE