Me këto fjalë, Albatriti do ta shkrijë Egzonën në ditëlindjen e saj

Në familjen e Albatrit Muçiqit sot ka një arsye më shumë për të festuar, kjo ngase bashkëshortja e tij, Egzona, feston ditëlindjen. Me këtë rast, këngëtari zgjodhi fjalët më të mira për ta uruar atë, teksa shprehet me fat që e ka pranë tij, shkruan lajmi.

“Urime ditëlindjen dashni. Jam me fat që të kam, dhashte Zoti ta kemi njëri tjetrin afër gjithmonë. Të dua”, ka shkruar ai. Kujtojmë se Albatriti dhe Egzona janë prindër të tre fëmijëve, Amelia, Elia dhe Erald.

Sa i përket projekteve muzikore, kënga e fundit nga Albatrit Muçiqi është “Fogorafi”, e publikuar vitin e kaluar.