Mediat ndërkombëtare: Nisin bombardimet në Ukrainë

-

Ndërkohë që NATO dhe SHBA-të janë skeptike për tërheqjen e forcave ruse nga kufiri me Ukrainën, një ngjarje e papritur ka ndodhur në zonën e kontaktit mes ushtrisë së Kievit dhe forcave rrebele të mbështetura nga Rusia.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjatë mëngjesit të sotëm është bombarduar aeroporti i Donjeckut, qendrës administrative të këtij rajoni. Gjatë bombardimeve ka patur edhe dëme të shkaktuara në ndërtesat përreth, ndërsa Ukraina dhe rrebelët akuzojnë shkembëjnë akuza të ndërsjellta për shkakun e bombardimeve.

Ngjarja konsiderohet si problematike pasi vlerësohet si një shkak që mund të çojë Rusinë të pushtojë Ukrainën me argumentin se po mbron rusët në pjesën lindore të vendit.

Që prej 2014 Donbasi dhe Luhansku janë në duart e rrebelëve të mbështetura nga Rusia pas përbysjes së presidentit pro-rus Janukoviç.

Më herët Rusia ka deklaruar se po tërheq trupat nga kufiri me Ukrainën, ndërsa britanikët dhe amerikanët thonë se rusët po bëjnë të kundërtën e asaj që thonë duke rritur prezencën e tyre në kufi.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit