Merakli të udhëtimeve: Për 11 vjet deputetët shpenzuan mbi 1.1 milionë euro për udhëtime

-

Për 11 vjet deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar 1 milionë e 130 mijë e 820 euro nga buxheti i Kosovës për udhëtime, transmeton Gazeta Metro.

Pas presonit publik, Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet për udhëtimet e deputetëve që nga viti 2011 e deri në vitin 2021.

Nëpërmjet një njoftimi është sqaruar se kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës më 10 tetor 2011.

Në listën e publikuar nga Kuvendi i Kosovës, e që përfshinë periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2021, viti 2012 ka qenë viti më i kushtueshmi në këtë drejtim ku janë shpenzuar 173 mijë e 470 euro për udhëtime të deputetëve.

Në vitin 2011 u shpenzuan 29 mijë e 460 euro, në vitin 2013 deputetet shpenzuan 163 mijë e 680 euro ndërsa një vit më pas, 2014, u shpenzuan 73 mijë e 240 euro.

Deputetët në vitin 2015 shpenzuan 119 mijë e 900 euro, në vitin 2016, 90 mijë e 913 euro, një vit më pas, 2017, 54 mijë e 209 euro

Në vitin 2018 deputetët shpenzuan 157 mijë e 219 euro, një vit më vonë shpenzimet ranë në 76 mijë e 800 euro. Ndërsa në vitin 2020 u shpenzuan 91 mijë e 328 euro dhe në vitin 2021, 100 mijë e 530.

Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim, pra deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.

Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit