Merr fund lidhja e Donaldit me Beatrixën, ky është veprimi i papritur i Albanit

-

Çifti Donald Veshaj e Beatrix Ramosaj kanë qenë ndër më të komentuarit gjatë këtyre muajve të fundit në media rozë e rrjete sociale, por siç duket tani janë duke kaluar në një kohë krize në marrëdhënie e tyre.

Dyshja gjatë kohës që kanë qenë brenda shtëpisë kanë pasur herë pas herë debate, por me eliminim e Beatrixës nga shtëpia dhe refuzimin e saj që t’i bashkohet në festën që ishte organizuar për finalistet, kriza mes çiftit ka filluar të thellohet.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, dyshja nuk kanë publikuar asnjë fotografi të vetme, madje në një video të publikuar nga këngëtarja kosovare e cila i këndon Donaldit brenda ambienteve të shtëpisë së famshme, ky i fundit nuk ka reaguar fare duke mos e pëlqyer videon e as bërë ndonjë koment.

Ndërsa, dyshimet u shtuan pasi dyshja mbrëmë ishin në festën e organizuar nga stafi i “Big Brother VIP”, ku pjesëmarrës ishin të gjithë ish-banorët dhe bashkëpunëtorë.

Donaldi gjatë festës së djeshme ka qëndruar vazhdimisht në tavolinë me vëllain e tij, Romeon, këngëtarin, Elgit doda dhe disa prej ish-banorëve tjerë.

Por, një detaj tjetër që ka konfirmuar në njëfarë mënyrë krizën në marrëdhënien e dyshes është se vëllai i Beatrixës, Albani ka hequr nga rrjeti social “Instagram”, Donaldin.

Kujtojmë se këngëtari e kishte bërë ‘follow’ aktorin në momentin kur motra e tij kishte pranuar lidhjen, por tani duket se ka marr një vendim tjetër e duke ngritur shumë pikëpyetje mes lidhjes së çiftit./Express

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit