Meshkujt apo gratë?! Studimi i ri pohon se kush e ka më të vështirë lënien e cigares!

-

Pirja e duhanit është një nga shkaqet më të mëdha të vdekjeve dhe sëmundjeve. Ky zakon mund të çojë në komplikime shëndetësore, por studimet e reja kanë sugjeruar se mund të ketë gjithashtu një ndikim negativ në marrëdhëniet tuaja.

Ndërkaq, sipas një studimi të ri, pavarësisht se pijnë më pak cigare, gratë e kanë më të vështirë sesa meshkujt lënien e saj. Hulumtuesit në Francë studiuan më shumë se 35,000 duhanpirës, burra dhe gra, të cilët përdorën shërbimet e ndërprerjes së duhanit, të tilla si produktet zëvendësuese të nikotinës, avullimin dhe seancat e terapisë ‘one-to-one’.

Numri mesatar i cigareve që konsumoheshin çdo ditë ishte 23 për gratë dhe 27 për burrat por 55% e burrave abstenuan nga pirja e duhanit krahasuar me 52% të grave. Eshtë interesante që rreth 56% e grave kishin një varësi të rëndë nga nikotina, krahasuar me 60% e burrave.

Gratë që u përfshinë në këto studime kishin norma më të larta të obezitetit, depresionit dhe ankthit, në krahasim me burrat dhe e patën shumë të vështirë ta linin këtë zakon. Autorja e studimit Ingrid Allagbe, një studente doktorature në Universitetin e Burgundy, Dijon, Francë tha se:

Rezultatet sugjerojnë se pavarësisht se pijnë më pak cigare dhe varen më pak nga nikotina sesa meshkujt, gratë e kanë më të vështirë të heqin dorë.

Louise Ross, një eksperte në Qendrën Kombëtare për Ndërprerjen dhe Trajnimin e Duhanit, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, mendon se pirja e duhanit ka një lidhje të fortë emocionale me gratë. Ross, e cila është e përfshirë për të ndihmuar njerëzit që të lënë duhanin, ka thënë se gratë shpesh i përshkruajnë cigaret si ‘një shoqe më e mirë’. Ndërkaq, njihuni me 5 hapat që do t’ju ndihmojnë të hiqni dorë nga cigrarja.

Sjellim në vëmendje se Zelanda e Re ka ndaluar shitjen e duhanit për brezat e ardhshëm. Ministrja e Shëndetësisë Ayesha Verall deklaroi, që duan të sigurohen që të rinjtë mos të konsumojnë produktet e duhanit në të ardhmen.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit