Meta i jep mbështetje Kurtit: Shpresoj që qeveria e tij të jetë më e mira në rajon

Albin Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri.Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka uruar kryeministrin Albin Kurti për marrjen e detyrës së re si udhëheqës i ekzekutivit.

“Është kënaqësi e veçantë. Ju uroj suksese. Mbetemme shumë shpresë që Qeveria Kurti do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë që të jetë shembull për rajonin”, tha Meta.Kurti tha se duan ta shtojnë bashkëpunimin me Shqipërinë.

“Ka aq shumë fusha ku edhe mund t’i realizojmë marrëveshjet e nënshkruara, por pse jo të ketë edhe të reja”, tha Kurti.Kurti e ka takuar ndërkaq edhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin.