Ministria e Financave iu drejtohet komunave pas vendimit të Kushtetueses për faljen e tatimit në pronë

-

Ministria e Financave iu është drejtuar komunave pasi Gjykata Kushtetuese mori vendim në favor të Qeverisë, sa i përket çështjes së faljes së tatimit në pronë.

Sipas vendimit të Kushtetueses, komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se Ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.

E ministria ka deklaruar të premten se i ka njoftuar komunat për këtë vendim si dhe për afatin e përcaktuar nga Gjykata për zbatimin e dispozitës ligjore për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 deri në vlerën prej 100 euro.

“Si rrjedhojë, komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar se deri më datën 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë, e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se tatimpaguesit e komunës e cila e merr këtë vendim, do të përfitojnë nga falja deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se 100 euro, ndërsa ata të cilët e kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023 shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese.

“Departamenti i Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve do të jetë në dispozicionin e komunave për sqarime shtesë lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftim.  burimi Telegrafi

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit