Ministrja Rizvanolli kërkon që rritja e çmimit të rrymës të nisë prej 800kWh

-

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur komentet që ia kanë dërguar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Rizvanolli ka bërë të ditur se kanë propozuar zgjerimin e brezit tarifor, përkatësisht ndryshimin e pragut të bllokut nga 600 kWh, në 800 kWh.

“Zgjerimi i brezit tarifor, përkatësisht ndryshimin e pragut të bllokut nga 600 kWh në 800 kWh, duke pasur në konsideratë efektivitetin e këtij mekanizimi në kushtet e mungesës së alternativave tjera të sigurimit të energjisë elektrike për nevoja të ngrohjes nga një pjesë e konsumatorëve”, thuhet në propozimin e tyre.

Po ashtu, propozimi tjetër i kësaj ministrie është shtimi i numrit të blloqeve tarifore.

“Shtimin e numrit të blloqeve tarifore, që do të mundësonte përshkallëzimin e tarifave nëpër blloqe dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo e propozuar aktualisht për konsumin deri në 1000 kWh”, thuhet në komentin e tyre.

Ndër të tjera, Ministria e Ekonomisë ka propozuar që ZRrE të bëjë ri-vlerësim të elementeve të përllogaritjeve të të hyrave të lejuara, si çmimet e importit dhe marzha e fitimit të furnizuesit, po ashtu rishikim të hapësirës për t’i reduktuar ato në mënyrë që kjo të reflektohet në ulje të tarifave për konsumatorët.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit