Molliqaj: Vendimeve të padrejta Qeveria Kurti po i përgjigjet me dhunë e disiplinim

-

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është liruar gjatë ditës së sotme pasi që ishte arrestuar të hënën, për shkak të një aksioni që kishte bërë PSD-ja tek zyret e ZRrE-së.

Molliqaj ka reaguar me një shkrim, duke thënë se Qveria Kurti vendimeve të padrejta po iu përgjigjet me mendësi autoritare, raporton Gazeta Sinjali.

“Vendimeve të padrejta dhe thellimit të pabarazisë, Qeveria Kurti po i përgjigjet në mënyrën më tipike për pushtetet me mendësi autoritare: dhunë e disiplinim”, tha Molliqaj.

Po ashtu, ai tha se pushteti po e përdorë policinë ndaj protestave paqësore.

“Ndaj një proteste paqësore që synim kishte zbardhjen e mashtrimit për rritjen e çmimit të energjisë, pushteti përdori policinë. Ndaj protestuesve që u nxorrën me dhunë, pushteti urdhëroi mbajtje 48 orëshe pa ekzistuar asnjë rrethanë ligjore për një vendim të tillë”, ka shkruar Molliqaj.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit