Momenti kur kameramani shqiptar nga Kievi ndërpret intervistën në RTK, shkak alarmi për sulm

-

Gazetari shqiptar Festim Beqiri, xhirues i televizionit gjerman Welt (N24) në një lidhje direkte nga Ukraina ka thënë për RTK, se situata në Kiev, këtë mbrëmje është shumë e vështirë. Ai raporton se sot nuk ka patur mundësi të dal jashtë në qytet, meqë në Kiev ka orë policore.

“Ne sot nuk kemi pas të drejtë të dalim jashtë, meqë është orë policore në Kiev. Informatat i marrim kryesisht nga rrjetet sociale. Sa dimë njerëzit kanë mundësi të furnizohen vetëm në mëngjes”, tha ai.

Beqiri raporton se sot ka pasur sulme tërë ditën, ato po intensifikohen dhe po dëgjohen gjithnjë më afër shton ai. Deri sa po raportonte për RTK, ai tha se është i detyrohet të ndërpres raportimin dhe të shkojë në podrum, meqë krismat dhe shpërthimet po dëgjohen në afërsi të vendbanimit nga ku po raportonte.

“Ne jemi në rrezik dhe nuk kemi mundësi largimi, kemi biseduar më komandantin e ushtrisë dhe kemi marr udhëzime të rrimë brenda”, ka thënë Beqiri, i cili punon si xhirues për televizionin gjerman Welt (N24).

Ai edhe njëherë tha se është i habitur me qëndresën e ushtarëve ukrainas, si edhe guximin qytetarëve të Kievit për të mbrojtur vendin e tyre.

Ndryshe, në ditën e katërt të agresionit rus në Ukrainë, raportohet për granatime në qytete dhe civilë të vrarë. Pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë këtë shtet.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi dha urdhër edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit