Momenti kur ndërpritet ndeshja Ballkani – Llapi, përleshje e madh ndërmjet futbollistëve dhe trajnerëve

Është duke u zhvilluar takimi mes Ballkanit dhe Llapit, takim ky në kuadër të javës së 31’të të Superligës së Kosovës.

Kur po zhvillohet minuta e 35’të e takimit, në fushë ndodhi një përleshje, shkruan Insporti.Gjithçka filloi pas një ndërhyrje të Kushtrim Gashit ndaj Ahmed Januzit, dhe në kacafytje u përfshinë futbollistë e zyrtarë të dy skuadrave.

Nga kjo përleshje me të kuq u përjashtuan Ahmed Januzi dhe Kreshnik Gashi.

Këtë ndeshje po e referon gjyqtari Besfort Kasumi.

Rezultati aktual është 1-0. /Insporti.