Murati reagon pas dërgimit të Ligjit të Pagës Minimale në Kushtetuese

-

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me dërgimin e Ligjit për Pagën Minimale në Gjykatën Kushtetuese nga AAK-ja.

Ai ka thënë se janë 80,985 persona që paguhen më pak se 264 euro në muaj.

“Janë punëtorët e mirëmbajtjes, sigurimit fizik, arkëtarë, ndërtimtarë e shumë të tjerë që me padurim presin rritjen e pagës minimale. Por, ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro, sot e paskan dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale, për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti”, ka shkruar Murati në Facebook.

“Pra lëre që ata vetë nuk e rritën pagën minimale sa ishin në pushtet, por tash kur ne e rritëm, po tentojnë që me çdo kusht ta bllokojnë. Pse vallë kanë kaq shumë urrejtje?!”, ka nënvizuar Murati.

Dërgimi i lëndës në Kushtetuese ka bërë që presidentja e vendit Vjosa Osmani të mos e dekretojë këtë ligj derisa ai të marrë një verdikt nga Gjykata Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur sot për RTKlive, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit