Musliu: Kurti është frikacak, mashtrues por edhe shakaxhi i madh

-

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shprehur keqardhjen e saj për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas saj me zemër dhe shpirt e kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës, por që siç tha ajo, tek disa mungon guximi për ta kundërshtuar këtë vendim.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet për shtrenjtimin e rrymës, Musliu tha se kishte edhe deputetë nga mazhoranca që i thanë jo vendimit të ZRrE-së.

“Për mua është e dhimbshme dhe kurrë, asnjë ditë nuk më ka ardhur më keq prej juve, mesit të sallës për të vetmen arsye se e besoj që si ndiheni sot me zemër e me shpirt, ju jeni kundër këtij vendimi jo me neve por me qytetarët e Kosovës”.

“Unë e di që me zemër dhe me shpirt ju jeni me qytetarët e Kosovës, fatkeqësia më e madhe është se juve iu mungon guximi jo të gjithëve sepse në grupin tuaj parlamentar ka deputet që guxojnë me i thënë jo këtij vendimi edhe i kanë thënë jo edhe sot kur ju të gjithë e braktisët sallën e Kuvendit, kishte deputetë të grupit tuaj që patën guxim me qëndrua me opozitën”, tha ajo.

Musliu tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është frikacak sepse nuk po guxon të përballet me problemin që u ka shkaktuar qytetarëve.

“Para disa ditësh në këtë foltore edhe në këtë parlamentar para thënë që Albin Kurti ose kryeministri i vendit tonë është frikacak, kjo po dëshmohet edhe sot e shihni sa frikacak që është përveç që nuk guxon vetë të vijë të përballet me problemin që u ka shkaktuar qytetarëve të Kosovës ai i detyron edhe ministrat që mos të vijnë në sallë”.

“Nuk i duhet këtij vendi një Qeveri frikacake, e ke marr vendimin, hajde ballafaqohu, e ke mbështet këtë vendim hajde ballafaqohu por jo me ikë mos ikë sepse nuk mund t’iu ikësh qytetarëve të Kosovës. Ai përveç se është frikacak dhe mashtrues është edhe një shakaxhi i madh, e keni parë se si bënë hajgare me popullin, gjatë gjithë ditës sot ka bërë ekzibicione në Facebook-un e tij duke u munduar t’iu shpjegoj tarifat qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Musliu, njofton KP

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit