Mustafa: PDK e VV mos të kqyrin seri, Hoti s’mund ta bëjë marrëveshjen vet

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka folur për procesin e dialogut dhe krijimin e Asociacionit, transmeton Periskopi

’Ne s’kemi folë për ndryshim të Kushtetutës. Edhe emërtimi i Asociacionit është i dykuptimtë. Dallime në emërtime, dhe këto nuk i ka trajtu Kushtetuta në mënyrë të vecantë. Lajçak më tha se ju e keni obligim që atë ta bëni. Nëse mendoni se smund ta bëni në Bruksel, Kosova t’i bëjë përpjekjet këtu dhe ta bëjë një zgjidhje. Pa Uashingtonin, kjo punë nuk mbyllet. Pa një kycje shumë të fuqishme të SHBA’së’’, ka thënë Mustafa në një debat televiziv.

‘’PDK e VV duhet të kycen në procesin e dialogut dhe arritjen e marrveshjes, smund të rrinë e kqyrnin sehri për ta bërë marrëveshjen. Hoti s’mund dhe s’duhet ta bëjë vet’’, ka shtuar ai.PERISKOPI/