Ndahen çifti nga Polaci pasi shikuan filmin turk, njëri nga ta nuk qau

Filmi turk “Mrekullia në qelinë br. 7” që po emocionon mbarë botën, ka rezultuar ogurzi për një çift nga Polaci i Skënderajit.M.J dhe Sh.J, të cilët ishin të martuar tash e 24 vite, kishin vendosur që në fillim të kësaj jave t’ia kushtojnë kohën këtij filmi turk, që po bën me lot në sy shumë nga ata që e shikojnë.

Por, me të mbaruar filmi, zonja me inicialet Sh.J. ka kërkuar përgjegjësi nga burri, duke e akuzuar se pas gjithë atyre ngjarjeve ai nuk kishte derdhur asnjë lot.

“Ti ishe pa ndjenja. Qysh s’tu dhimtë njeri. I vdiq nana. E majtën burg kot. Qika met vet. Po ti s’ishe njeri”, mësohet se kanë qenë fjalët e gruas së përlotur, e cila në ato momente mori edhe vendimin që t’i jepte fund martesës. Kungulli ka tentuar të komunikojë me çiftin, por kontakti ka qenë i pamundshëm.