Ndërron jetë këmbësori pas një aksidenti në Kamenicë

Aksident në Kamenicë, humb jetën këmbësori. Ka vdekur një i moshuar në një aksident trafiku në Kamenicë.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës. “Rreth orës 19:00 në Kamenicë një i moshuar, këmbësor është goditur nga një veturë. Mjeku e ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, tha thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

I dyshuari është arrestuar nga policia.