Ndeshja Kosovë-Angli, fillon shitja e biletave në tregun e zi

Të dielën e 17 nëntorit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova do ta presë ekipin e Anglisë në përballjen e saj të radhës në futboll. Sot ka filluar shitja e biletave për këtë ndeshje, mirëpo ende pa nisur shitja e tyre, faqja online e cila shërben për shitjen e biletave Tiks.app, është bllokuar, e disa qytetarë të cilët duket se kanë arritur t’i blejnë biletat kanë filluar t’i shesin ato në tregun e zi

Interesimi i madh i qytetarëve për ta parë ndeshjen Kosovë-Angli, ka bërë që ende pa nisur shitja e biletave, faqja Tiks.app të bllokohet.

Kësisoj, ka qenë e pamundur qasja në këtë faqe për të plotësuar të dhënat e nevojshme për blerjen e biletave. Megjithatë, disa persona duket se tashmë kanë arritur t’i sigurojnë biletat dhe kanë vendosur t’i shesin ato online në web faqen MerrJep.