Ndodh për herë të parë: Mjekët kosovarë shpikin një produkt të ri, e patentojnë në Evropë

-

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se për herë të parë mjekët nga Kosova kanë patentuar një produkt inovativ në Evropë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu gjatë konferencës për medie ka njoftuar se doktor Enver Hoxha, është mjeku që ka patentuar këtë produkt në Gjermani.

Sejdiu theksoi se tashmë është hapur dera për t’i përkrahur inovatorët në sektorin e mjekësisë.

“Besoj që në të ardhmen kjo do të jetë një shtytje. E falënderoj dr.Enverin që e ka thyer barrierën e mos-pasjes qasje në inovacione, në regjistrime të patentimit të sukseseve nga ana e kolegëve tonë. Mendoj se kjo do të jetë një shtytje”, tha Sejdiu.

Ndërkaq, Enver Hoxha, doktori që ka shpikur pajisjen, ka thënë se njëra ndër avantazhet e shpikjes së tyre është që mund të përdoret në të gjitha vendet, pavarësisht nëse vendet janë të varfëra apo të pasura.

“Pajisja që është shpik përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike. Qëllimi i saj është thithja e lëngjeve. Në kuadër të patentimit janë dy modele të të njëjtit funksion. Avantazhi i tij është se mund të përdoret pavarësisht gjendjes ekonomike, si në vendet e zhvilluara si në vendet e varfëra”, tha Hoxha.Ai u shpreh se shpreson se kompanitë do të jenë të interesuara ta prodhojnë e zhvillojnë këtë shpikje të tij.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit