Në një lidhje me aktoren e njohur turke? Can Yaman flet troç: Mua më pëlqen shumë…

Can ka treguar gjithçka. Emri i aktorit turk, Can Yaman, vazhdon të jetë shumë i komentuar sidomos kur bëhet fjalë për jetën e tij private, shkruajnë mediat turke, transmeton lajmi.net.

Së fundmi madje ka pasur dyshime për një lidhje të mundshme mes saj dhe aktores Demet Ozdemir. Dyshja së bashku si çift luajtën në serialin “Puthje në errësirë” dhe së fundmi dyshohej se janë të lidhur edhe në jetën reale.

E lidhur me këtë, Can ka shuar të gjitha dyshimet duke dhënë përgjigjen e prerë njëherë e mirë. “Ne jemi thjesht miq. Ajo më ka ndihmuar shumë gjatë xhirimeve. Shpresoj të punojmë sërish bashkë. Për momentin jam beqar, por ashtu si të gjithë edhe unë dua të jem në një lidhje. Këto gjëra nuk bëhen me plan dhe dua jeta të më surprizojë. Jam i gatshëm për gjithçka. Nuk ëndërroj, më pëlqen të jetoj të tashme. Rrallë mendoj për projekte. Unë thjesht jetoj dhe veproj. Një gjë e mirë e të qenit aktor është se kurrë nuk e di çfarë të pret. Mua më pëlqen shumë të surprizohem papritur. Tre vite më parë nuk e mendoja se do arrija këtu dhe ja që ndodhi”, u shpreh ai./Lajmi.net/