Nesër shqyrtohen masat Anti-COVID në Kosovë

-

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka takuar sot Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, ku nga ka njoftuar se nesër do të shqyrtohen masat antiCOVID, shkruan Gazeta Metro.

Latifi njoftoi Ambasadoren se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë për to.

“Në këtë takim u diskutua për përgatitjen profesionale të mjekëve të rinjë nga Kosova përmes bashkëpunimit të kuadrove dhe institucioneve përkatëse akademike dhe shëndetësore të Mqedonisë së Veriut. Ministri Latifi shprehu gatishmërinë për ndihmën e tij në funksionalizimin e telemjekësisë në Maqedoninë e Veriut, meqë kjo është duke u aplikuar në Kosovë dhe Shqipëri. Theks të veçantë i’u dha edhe krijimit të kapaciteteve rajonale shëndetësore, pasi që rajonalizimi i shërbimeve shëndetësore është i rëndësishëm.

Ministri Latifi njoftoi Ambasadoren se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër Covid-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë”, thuhet nga MSH

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit