“Nga 100€ shtesa deri të hynë në fuqi ligji i pagave”

-

Paga, po kërkohen nga 100 euro për të gjithë të punësuarit.

Kjo kërkesë nga BSPK-ja është bërë për shkak se gjendja e mirëqenies sociale tashmë është vështirësuar më shumë nga pandemia, dhe për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve, duke theksuar se kjo është një sfidë për të punësuarit.

BSPK-ja gjatë takimit ka vendosur që përfaqësuesi i saj të takohet urgjentisht me kryeministrin, Albin Kurti.

“Kryesia Ekzekutive e BSPK-së duke e ditur se gjendja e mirëqenies sociale e vështirësuar për shkak të pandemisë e së voni edhe për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve esenciale si dhe të energjisë elektrike e të karburanteve ka sfiduar keq të punësuarit, të cilëve ka kohë që nuk u janë harmonizuar koeficientet e rregulluar pagat, atëherë ne duhet të veprojmë, dhe përderisa pritet të draftohet Projektligjit për Pagat, BSPK do të kërkojë nga kreu i Qeverisë që të gjithë të punësuarve t’ju jepet një shtesë prej 100€”, thuhet në njoftim.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit