Nga kjo ditë rikthehen reshjet e borës

-

Mot i mirë dhe me diell si ky i së dielës nuk pritet të mbajë edhe gjatë ditëve tjera të javës, kështu bënë të ditur “Prishtina Weather”.

Sipas tyre java, do të jetë e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Kurse gjatë ditës së hënë, në mbrëmje pritet të ketë edhe reshje bore.

“Java fillon me mot të ndryshueshëm. Të hënën paradite butë, deri në mbrëmje priten reshje bore. Ditën e martë më ftohtë. Në pjesën e dytë të javës mot i butë e me diell”, njofton ‘Prishtina Weather’.

Edhe gjatë të martës pritet të ketë reshje bore, për tu përmirësuar moti pastaj të mërkurën ku do të ketë mot më të butë dhe me intervale kohore të diellit.

“Nga dita e mërkurë gjatë ditës parashihet të mbajë mot më i butë. Prej ditës së enjte edhe me më shumë diell. Orëve të mëngjesit mbesin mundësitë për ngrica, e në vise të ulëta edhe për mjegull/mjegullinë. Qarkullimi i mirë ajror në ditët e para të javës, edhe sjell te përmirësimi i situatës me cilësinë e ajrit. Ndotësit ajror do të jenë më të shpërndarë e indeksi do të kaloj në vlera të pranueshme dhe të mira. Ditën e mërkurë me qetësimin e erës, ndotësit mbesin pranë sipërfaqes, në koncentrime të rritura, ndërsa indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta”, bënë të ditur ‘Prishtina Weather’

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit