“ Një vit nga fitorja VV’së, qeveria Kurti ll: A jeni të kënaqur me punën e Qeverisë

-

Qeveri e rritjes së çmimeve e mosndryshimit, e ngadalshme dhe pa skandale korruptive. Kështu e shohin analistët qeverisjen e Albin Kurtit në një vjetorin e fitores së VV’së në zgjedhje.

Në emisionin Pressing po diskutohet për qeverisjen e Kurti II në një vjetorin e fitores, së asaj që Kurti e quante referendum.

Analisti Dukagjin Gorani thotë se kjo qeverisje ku karakterizua me mosndryshim i cili sipas tij ndodhi për shkak të frikës së gabimeve.

“Ka qenë qeveri e mos-ndryshimit. Situata në vend e ka pasur njëfarë përshtypje të ndryshimit mirëpo në realitet vetëm është mirëmbajt një gjendje edhe tash nëse e shikon një vit më vonë, mendoj se qeveria edhe partia që udhëheq sot duhet me pranuar se fitoren zgjedhore e ka pasur qëllim, jo qeverisjen”, tha Gorani.

Ndërkohë ndryshe prej pritjeve të popullit, Shkëlzen Gashi thotë se s’ka pritur kurrë që Kurti të bëjë ndryshime të mëdha në qeverisjen e vendit.

“Nuk ka ndryshime radikale ende. Mendoj se nëse për këto 4 vjet nuk krijohet një forcë e re dhe e madhe politike, mendoj se nuk do të ketë ndryshime dhe VV do e fitojë edhe një mandat”, tha Gashi.

Jusuf Thaçi nga ana tjetër qeverinë aktuale e quan të ngadalshme. Thotë se pritjet e qytetarëve janë larg atyre që kanë ndodhur.

Përmendi rritjen e çmimeve të energjisë dhe produkteve bazike, duke e cilësuar keqmenaxhim.

Thotë se një prej pikave të dobëta të VV’së është se ajo ende merret me të shkuarën.

Më i ashpër është shprehur Valon Syla. Qeverisjen e udhëhequr nga Albin Kurti, ai e ka quajtur ‘qeveri të rrencave dhe të llaskucave’.

“E rrencave në kuptimin se krejt çka ka thënë Albin Kurti 20 vjet opozitë, prej çmimeve, negociatat, pensionet, rrogat, punësimi i farefisnisë, pandemia, energjetika, shëndetësia ka dalë krejt kundër, pra ka rrejt. Dhe llaskuca që s’ka mbetur njeri i të gjitha sistemeve pa ju kapur pas bishtit Albin Kurtit, për t’u bërë pjesë e këtij 50,3 përqindëshi që na e solli 14 shkurti”, ka thënë Syla.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE