Njoftim më rëndesi nga Ministria e Financave, Punes dhe Transfereve (03.02.2022)

-

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐮𝐫𝐚𝐭𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐣𝐚 𝐍𝐚𝐠𝐚𝐯𝐜𝐢 𝐧𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 “𝐀𝐟𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐓𝐫𝐞𝐠𝐮𝐧 𝐞 𝐏𝐮𝐧𝐞̈𝐬 – 𝐅𝐢𝐭 𝐟𝐨𝐫 𝐉𝐨𝐛𝐬” 𝐦𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐆𝐈𝐙 𝐳. 𝐃𝐚𝐯𝐢𝐝 𝐎𝐛𝐞𝐫𝐡𝐮𝐛𝐞𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐔𝐝𝐡𝐞̈𝐡𝐞𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐳.𝐓𝐨𝐛𝐢𝐚𝐬 𝐒𝐞𝐢𝐛𝐞𝐫𝐥𝐢𝐜𝐡

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci, Drejtori i GIZ në Kosovë z. David Oberhuber dhe Udhëheqësi i Projektit z.Tobias Seiberlich nënshkruan sot marrëveshjen e implementimit për projektin “Aftësitë për Tregun e Punës – Fit for Jobs.”

Projekti që bashkë-financohet nga Qeveria e Kosovës dhe ajo Gjermane synon rritjen e numrit të të rinjve të punësuar në Kosovë përmes përmirësimit të arsimit dhe aftësimit profesional, orientimit në karrierë dhe përmirësimit të qasjes së të rinjve në shërbimet e tregut të punës.

Përkatësisht, projekti “Fit for Jobs” mbulon katër fusha kryesore, siç janë, orientimi sistematik në karrierë në sistemin arsimor të mesëm të ulët, promovimi i përfshirjes sistematike të sektorit privat në Arsim dhe Aftësim Profesional, zvogëlimi i hendekut në mes të arsimit profesional dhe kalimit në tregun e punës, si dhe orientimi në karrierë me anë të politikave dhe strategjive përkatëse.

Në fushën e MFPT-së, bashkëpunimi synon angazhimin e praktikantëve në Agjencinë e Punësimit, angazhimin e trajnerëve sipas nevojave të Qendrave për Aftësim Profesional, zhvillimin e kapaciteteve të QAP-ave dhe implementimin e skemës së kuponëve të trajnimeve për punëkërkuesit. burimi kontabilistit

Gjatë fjalës së tij, Ministri Murati vlerësoi lartë bashkëpunimin në mes të palëve duke u shprehur se “bashkëpunimi i ngushtë me Qeverinë Gjermane është shumë i rëndësishëm në mënyrë që bashkërisht të krijojmë perspektiva më të mira përmes një pjesëmarrje aktive në tregun e punës në vend.”

Palët u zotuan që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërmjet dy qeverive në arritjen e qëllimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE