Njoftim më rëndesi për qytetarët nga MI

-

Janë duke vazhduar reshjet e borës në Kosovë edhe me tutje, por sipas Ministrisë së Infrastrukturës të gjitha rrugët që janë në menaxhimin e saj janë të kalueshme.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani.

Sipas informatave nga menaxheret e regjioneve gjendja e rrugëve është e mirë. Kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së kanë intervenuar gjatë tërë kohës në pastrimin e rrugëve. Në viset malore ngasja e automjeteve të jetë me kujdes të shtuar për shkak të kushteve atmosferike”, tha Osmani.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e dytë e muajit janar do të kushtëzohet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë e motit sipas IHK-së do të krijohet për shkak të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Temperaturat minimale për gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -8 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius.

Në viset malore përveç reshjeve të dendura të borës parashihen temperatura më të ulëta për 3-5 gradë Celsius, varësisht nga lartësia mbidetare. Telegrafi

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit