Njoftim mga Ministria e Financave

-

Ministri Murati takoi Drejtorin e Odës së Biznesit të Luksemburgut, Luc Frieden

Gjatë vizitës së tij në Luksemburg, Ministri Murati u takua me Drejtorin e Odës së Biznesit në Luksemburg z. Luc Frieden, me të cilin diskutuan lidhur me mundësitë e investimeve të kompanive të Luksemburgut në Kosovë.

Përgjatë takimit, Ministri Murati e njoftoi z. Frieden lidhur me shkallën e lartë të rritjes ekonomike që Kosova ka pasur gjatë vitit që lamë pas, e cila siç u shpreh ai, vie kryesisht si rezultat i rritjes së eksportit, prezencës së madhe të diasporës në vend, si dhe luftës së vazhdueshme kundër informalitetit.

Më tutje, Ministri Murati informoi z. Frieden se Qeveria e Kosovës është në proces të themelimit të Gjykatës Komericale, e cila synon përmirësimin e klimës së investimeve përmes lehtësimit të barrës administrative për procedurat gjyqësore komerciale.

Z. Frieden shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në mes palëve dhe theksoi mundësitë e investimeve nga kompanitë e Luksemburgut në Kosovë. Si rezultat, të dyja palët u darkorduan që si pikë fillestare të mbetet një vizitë e dyanshme për indentifikimin e sektorëve potencialë për investim.

Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes të dy shteteve do të ndikonte pozitivisht në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes shteteve.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE