Nora tregon se ka shije, kombinohet perfekt në veshje me Reneen

Nora kombinohet në veshje me Renee. Këngëtarja e njohur Nora Istrefi veçohet si një femër me shumë stil.

Gjithmonë arrin të na befasojë me paraqitjet e saj, ku kësaj radhe erdhi me një kombinim të veçantë, shkruan Kosovarja.

Duke sjellë një imazh të bukur pranë të bijës në sy bien veshjet e tyre, ku kësaj radhe nënë e bijë zgjodhën ngjyrën e zezë për tu dukur njësoj. Me këtë paraqitje unike, ato të dyja po shkëlqejnë.