Nuk dihet prejardhja e pasurisë së Arta Nitajt por çanta e saj ka çmim marramendës

Aktorja dhe modelja shqiptare, Arta Nitaj, shquhet për jetën e saj super-luksoze.Bukuroshja nga Peja është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa nuk i kursen pozat provokuese për fansat e saj.

Ajo më parë ka publikuar një fotografi tërheqëse në llogarinë zyrtare, Instagram, në të cilën shfaqet me një këmishë të bardhë, çantë krahu e me kapelë po ashtu të bardhë.

Këmisha e brendit ‘Zara’ kushton 23 euro, çanta ‘Louis Vuitton”në vlerë 1390, syzet ‘Louis Vuitton’ gjithashtu kushtojnë 505 euro dhe kapela e ‘Off White’ 110 euro.Kjo nuk është hera e parë kur modelja mer vëmendje me gjëra të tilla, duke qenë se është një emër mjaft i përfolur në showbizin shqiptar.