Nuk do ta besoni, kjo është pasuria e Vjosa Osmanit (Dokument)

josa Osmani dje është nominuar si kandidate për kryeministre të Kosovës nga partia e saj, LDK-ja.Ajo gjatë kohës sa ishte deputete ka publikuar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.Tek pasuria e paluajtshme ajo ka deklaruar se posedon banesa, shtëpia e parcela toke, por që disa nga to janë në emër të bashkëshortit, por që kapin vlerën 467, 500 euro.

Vjosa nuk posedon veturë personale, ndërsa bashkëshorti I saj vozit një veturë në vlerën 9 mijë euro.Ajo është aksionere në firmën “First Legal Solutions, Sh.P.K.”, me 20% aksione. Vjosa Osmani mban të kursyera mbi 120 mijë euro, në emër të saj, bashkëshortit dhe vajzave, ndërsa mbi 60 mijë euro ka borxhe me kredi.

Të hyrat vjetore të familjes janë mbi 45 mijë euro. Në total pasuria e saj kap vlerën mbi 642 mijë euro.