Nuk do ta besoni por turshia e lakres shëron këto sëmundje!

-

Dimri pa lakër turshi, në popullin tonë është pothuajse i paimagjinueshëm. Qoftë sallata, mishi me lakër apo sarma, lakra është pjesë integrale e kuzhinës sonë në këtë kohë të vitit.

Lakra turshi është një ushqim që falë përmbajtes së tij ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit biologjik të organizmit. Lakra e ka një vlerë të ulët energjike dhe paraqet një thesar të vërtetë të vitaminave C, A, B1 dhe B2, si dhe mineralet kalcium dhe kalium.

Përveç vitaminave dhe mineraleve, lakra turshi përmban edhe bakteret e acidit laktik, të ngjashme me bakteret e mira mbrojtëse në stomak, të cilat e ruajnë ekuilibrin e florës së zorrëve, e rregullojnë metabolizmin dhe e stimulojnë heqjen e toksinave.

Lakra gjithashtu ndihmon në punën e trurit dhe ruajtjen e funksioneve mendore, shëndetin e muskujve të zemrës dhe eshtrave, si dhe ndërtimin e rruazave të kuqe të gjakut. Falë zinkut, lakra e mbron edhe imunitetin tonë.

Gjithashtu është një ushqim që parandalon avitaminozën, e shëron mukozën e traktit të tretjes, ndërsa rasoji ndihmon me kapsllëkun kronik. Për ta pasur një punë të mirë të zorrëve, mjafton që t’i konsumoni dy deri tre lugë rasoj para çdo vakti.

Veçoritë shëruese të lakrës
Është dëshmuar se vlera e këtyre perimeve qëndron në faktin se shërojnë shumë sëmundje.

* Për dhembjet reumatike: lahet fleta e lakrës, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë.

* Për ishijas: fleta e lakrës zihet dhe derisa është e nxehtë, vihet në vend me dhembje. Mënyra e dytë: fleta rrafshohet duke u nxehur me anë të ujtisë dhe vihet në vend me dhembje.

* Për vena të zgjeruara: dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat deri lart.

* Për djegie: fletët e lakrës të freskët vihen mbi vend të djegur; njësoj veprohet edhe kur plaga përgjaket, nëse keni të thatin në trup, por edhe kur pëlcet koka nga dhembja.

* Për bronkit: vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhembjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën.

Në vend të fletëve, si fashë mund të përdoret edhe rasoji. Lecka laget në rasoj, nxehet dhe ndërrohet çdo gjysmë ore deri në 45 minuta. Nëse rasoji është fortë dhe fillon kruarja, atëherë zbutet me pak ujë. Fasha e këtillë mund të ndihmojë edhe tek kafshimi i insektit, te ndezja e venave dhe te të thatët

Lakra shëron një sërë sëmundjesh

Mënyra të ndryshme të konsumimit të lakrës shërojnë një sërë sëmundjesh të ndryshme. Në bazë të mënyrës se si ne e përgatisim në gati, lakra merr vlera ushqyese duke vepruar në shërimin e disa lloje sëmundjesh.

Duke konsumuar lëngun e saj njerëzit që vuajnë nga kapsllëku kronik kanë një përfitim të mirë nga lakra. Gjithashtu lakra parandalon mungesën e vitaminave, shëron mukozën e organeve për tretje. Për ta siguruar një punë të mirë të zorrëve, mjafton të pihen dy ose tri lugë me lëngë lakre.

Por edhe gatimi i supës me lakër ka vlera të larta në lehtësimin e kollitjes dhe inflamacionit të laringut. Për persona me anemi rekomandohet lakra e papërpunuar ose e zier në avull, sepse është e pasur me kripëra minerale, vitamina si dhe klorofil.

Ulcera në lukth mund të shërohet gjithashtu, por me lëng të lakre. Lëngu përgatitet duke u prerë gjysmë kilogrami lakër e më pas të bluhet, i hidhet pak kripë dhe të qëndrojë për një kohë. Pas kësaj filtrohet dhe ruhet në frigorifer. Supa nga fletët e lakrës bëhet duke përzjerrë dy lugë miell në tri lugë vaj.

Aty shtohen fletët e prera, që të bashkohen me miellin e përzjerrë, e më pas i hidhet ujë deri në dendësinë e dëshiruar. Më pas mund t’i shtohen erëza të ndryshme, hudhër, majdanoz dhe dy lugë me ajkë.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE