Nuk do të ketë më pagesa prej 50 e 100 eurosh për të infektuarit me Covid-19 në Prishtinë

-

Komuna e Prishtinës vitin e kaluar pati aprovuar Pakon për ndihmën të të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës të infektuar me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, e që janë të evidentuar në listën zyrtare të IKSHP.

Këto mjete u ndajtën për të ndihmuar koston e shpenzimeve gjatë fazës së shërimit.

Mirëpo sot, kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama, mori vendim të shfuqizohet kjo pako.

Personat nën moshën 65 vjecare, që bënin pjesë në listat zyrtare të infektuarve në IKSHPK-së, i merrnin nga 50 euro.

Ndërkaq, dyfishin e tyre, pensionistët.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se ky vendim u shfuqizua për shkak të buxhetit.

Kjo erdhi për shkak se numri i të infektuarve në Prishtinë është rritur dhe disa prej tyre janë riinfektuar për herë të dytë ku kryeqyteti s’po arrin t’i mbulon këto shpenzime.

Në mbledhje pati kundërshtime nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës.

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE