Nuk ndalen sulmet, njeriu i Vjosa Osmanit i quan ‘djajë’ gazetarët

-

Ish-turpëroja e presidentes, Vjosa Osmani dhe njëherësh anëtar i listës ‘Guxo’, Naser Arifi, në një postim në Facebook i ka quajtur gazetarët djajë, shkruan Gazeta Metro.

Arifi, teksa shkruan për artikullin ku u përfol presidentja, Vjosa Osami, shkruan se gazetarëve “nuk i’u ka mbetur gjë tjetër vetëm zhurma, klithma.”

“Vazhdojnë të godasin (m’i qepu) Presidenten! Këta matrapaz po vazhdojnë të ‘qepojnë’, pershkak se ende nuk e kuptojnë dhe besojnē që koha e tyre përfundoi. Mori fund! Shkoi! ‘Eh, na ishte seç na ishte…’ pozita, pushteti iku… e t’merrshme… nuk i’u ka mbetur gjë tjetër vetëm zhurma, klithma… Të mjerët, të shkretët si nuk e kuptuan herët se dashuria për pushtet dhe para të bënë të pafytyrë, qyqar, të fut në zhgënjim të pafund!!! Zhurma, klithma, sharjet, tē cilat i shfaqin edhe nëpër studiot televizive, i ngjajnë djallit!”, shkruan ai në Facebook.

Arifi ka shtuar se ndonëse presidentja pati presione, duke aluduar në gazetarët dhe shkrimet e tyre, nuk u dorëzua asnjëherë.

“Zhurmojnë, klithin, bërtasin edhe sot, por, edhe neser do të vazhdojnë me siguri, sepse i’u ka ndalur tagjia, luksi, udhëtimet, shopingjet të cila i paguanin me kredit-kartelën e popullit. Sa keq! Tepër keq! E shihni! Asgjë nuk është e përjetshme. Si nuk e kuptuat! Të mjerët mbetët të koritur para qytetarëve! Presidentja, atëherë deputete, ju kritikoi, ju paralajmëroi, jua bëri me dije se nuk i len kauzat e drejta në gjysmë… Por kujt t’i fletë: të pamendëve! Ajo, edhe pse pati presione, kërcënime nuk u dorzua, vazhdoi kauzat e saj dhe në fund ia doli. Është ndjenjë e mirë, e veçantë, e jashtëzakonshme kur fundi tregon edhe fillimin. E kupton, bindesh se e vërteta në fund fiton”, shtoi ai.

Sipas Naser Arifit për të qenë prijëse e një shteti duhet t’i plotësosh tri kushte që ai thotë se shihen te presidentja Vjosa Osmani.

“Për tē qenë prijëse e një shteti si Kosova duhet t’i plotēsosh tri kushte: të jesh e ndershme, e aftë dhe e guximshme. Që të trija shihen te Presidentja. Ajo është e vendosur të punoj që të kemi një shtet ligjor ku secili qytetar i kētij vendi të jetoj në paqe dhe të ketë një jetë të dinjitetshme. Kot e keni ju zhurmagjinjë të territ!”, përfundon postimi i tij.

Kujtojmë se ditë më parë zotëriu i parë, Prindon Sadriu, në një postim në Facebook i quajti mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Deklaratave të këtij të fundit i reaguan institucione si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit