Nxënësit e shkollës së mesme garonin se kush po vallëzonte më mirë, arsimtari ua “bën bajat” me lëvizjet e tij unike

-

Një arsimtar i një shkolle të mesme është bërë viral me një video të publikuar në rrjetet sociale, falë lëvizjeve të tij fantastike gjatë vallëzimit me nxënës.

Nxënësit e shkollës së mesme Tenaya në Kaliforni po garonin në oborr se kush vallëzonte më së miri, por kur Austin LeMay u shfaq para tyre gjithçka ndryshoi, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për arsimtarin e tyre, i cili nuk hezitoi të futet në “valle” dhe t’ju jep leksione nxënësve me disa lëvizje të stilit alla Michael Jackson.

E nga publikimi i videos në TikTok, ajo është shikuar nga më shumë se 27 milionë njerëz – duke komplimentuar arsimtarin për qasjen me nxënës dhe lëvizjet e tij unike.

VIDEO KETU 

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE