Obiliq: E moshuara e denoncon dhëndrin në Polici

-

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Siboc të Obiliqit, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, Sinjali mëson se rasti është denoncuar nga nëna e gruas, e cila është viktimë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e njëjta e ka raportuar dhëndrin në Polici, ku ka kërkuar ndihmë pasi dyshon se e ka sulmuar fizikisht vajzën e saj, duke i shkaktuar frikë e shqetësim që të jetojë me të.

Posa Policia ka marrë informacionin për rastin, palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Ndaj burrit të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ka nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit